|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarve, Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi të cilët akuzohen nga Prokuroria për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’.

Fillimisht, në konstatimin e prezencës së palëve, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli, theksoi se në këtë seancë nuk prezenton Prokurorja e Shtetit, Arbëresha Shala dhe se e njejta është njoftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën nuk e ka arsyetuar.

Në rrjedhë të kësaj, trupi gjykues konstatoi se nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 08 Korrik nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, të akuzuarit Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi, në cilësin e personave zyrtarë akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e caktuara.

Tutje, në aktakuzë theksohet se nga veprimet e tyre është lejuar dhe lëshuar një leje për ndërtimin e një fabrike në mënyrë të kundërligjshme.

Me këto veprime të akuzuarit sipas Prokurorisë, kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter