|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar do të mbahej shqyrtimi gjyqësor ku të akuzuar janë Jashar Blakaj, Rexhep Blakaj, Rrustem Gashi, Isa Hoxhaj si dhe Besart Dreshaj që të gjithë zyrtar me pozita të ndryshme në Komunën e Istogut po akuzohen për korrupsion.

Në këtë seancë nuk u paraqit i pandehuri Rrustem Gashi ku sipas mbrojtësit të tij av. Ahmet Rexhaj, sot ishte njoftuar se nuk mund të vijë sepse ka probleme shëndetësore ku për këtë gjykatës i ka dorzuar raportin mjeksor.  

Gjithashtu prezente nuk ishte edhe mbrojtësja e të pandehurit Jashar Blakaj, av. Dafina Osmani, e cila përmes email-it zyrtar me datën 02.06.2024 e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë prezent në seancën e sotme për shkaqe shëndetësore si dhe i ka bashkangjitur edhe raportin mjekësor.

Prezent nuk ishte as mbojtësi i të pandehurit Besart Dreshaj av. Besnik Berisha e as av. Asdren Mekaj, mbrojtës me autorizim zëvendësues ku ky i fundit ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë prezent për shkaqe shëndetësore dhe një raport do t’i paraqes gjykatës.

Prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ka shtuar se, duke pas parasysh që disa seanca qysh edhe të ish trupi gjykues i mëhershëm e duke vazhduar edhe tani me këtë trup gjykes në mungesën e palëve dhe mbrojtësve duke prezentuar raporte mjekesore secilën seancë nga një i pandehur e duke vazhduar nga të tjerët sipas saj kjo tregon çart prolongimin e kësaj çështje.

Ndërsa sa i përket të pandehurit Rexhep Blakaj, duke e parë se rutina është e njëjtë me arsyje të njejta, prokurorja ka shtuar se ka autorizuar policin që të bëjë vëzhgimin e lëvizjeve të të pandehurit Rexhep pasi që i njëjti ka pas regjim shtrati të detyrushëm, ku janë siguruar video inqizime nga të cilat shihet se  i pandehuri Blakaj ka levizur nga shtëpia e tij në lokale e po ashtu ka informacione se i njëjti me datë 02.06.2024 me veturë ka kaluar kufirin për në Mal të Zi,  e që një diagnoz e dhënë nga ana e mjekut nuk do të toleronte diçka të tillë.

Dhe në fund prokurorja shtoi se, në bazë të këtyre të gjeturave ka konsideruar se e tëra është me qëllim që të prolongohet kjo çështje juridike penale.

Tutje, av. Flamur Bllacaku, mbojtës i të pandehurit  Rexhep Blakaj, shtoi se  kjo lëndë nuk parashkruhet në asnjë formë dhe se sipas tij pretendimet  dhe hipotezat e prokurorisë janë edhe tejkalim i autoritetit.

Kështu që në këto rrethana seanca e sotme është shtyer me datë 23.07.2024, si dhe kryetari i turpit gjykues, gjyqtari Shaqë Curri tha se sa i përket të pandehurit Rrustem Gashi për të njëjtin do të lëshohet urdhrësë për sjellje me detyrim.

Sipas aktakuzës së  Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 07.09.2022, në këtë rast akuzohen 5 zyrtar të komunës së Istogut  Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Isa Hoxhaj dhe Besart Dreshaj.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,  “Konflikt i interesit” dhe  “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter