Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, këtë të hënë u mbajt seanca e për caktimin e dënimit ndaj të akuzuarit Besmir Bicaj në rastin ku të akuzuar janë 12 zyrtarëve dhe 6 fermerëve të cilët akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi me subvencione”, “Mashtrimi në detyrë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Seanca për caktimin e dënimit u mbajt vetëm për të akuzuarin Besmir Bicaj i cili kishte një marrëveshje për pranim të fajsisë, ku e njëjta ishte aprovuar nga ana e gjykatës.
Kështu që mbojtësi i të akuzuarit Besmir Bicaj, av. Avdullah Hoti ndër të tjera tha se qëndronë pranë marrëveshjes për pranim të fajësisë dhe i ka propozuar gjykatës të shqiptojë dënimin mashtrim për subvencione dënim me gjobë prej 2000 euro dhe gjithashtu të llogaritet edhe masa e qëndrimit në arrest shtëpiak, njëkohësisht në momentin e matjes së dënimit të mirret për bazë se i mbrojturi i tij ka pranuar fajësinë dhe marrëveshjen për pranim të fajsisë në procedurë paraprake dhe i njëjti ka kërkuar falje.
Gjithashtu edhe prokurori i çështjes Ersan Qavolli ndër të tjera ka thënë se qendron prapa marrëveshjes për pranim fajësie dhe ka theksuar se i akuzuari nuk nuk ka arritur ta marr subvencionin përshkak se i është refuzuar dhe se si rrethanë lehtësuese të merret pranimi i fajsisë.
Kështu që shpallja e aktgjykimit është caktuar me datë 04.06.2024.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë e datës 09.04.2024, në këtë rast akuzohen 12 zyrtarët: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Adrian Ramqaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Ramiz Ramosaj, Driton Alaj, si dhe 6 fermerët: Arif Idrizaj, Dinë Zogaj, Shemsedin Metaj, Burim Shabanaj, Deli Metaj dhe Besmir Bicaj, ku ngarkohen se dëmtuan buxhetin e Republikës së Kosovës mbi 100 mijë euro.
Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi me subvencione”, “Mashtrimi në detyrë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi