|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet Aktgjykimi tek rasti “Subvencionet 3”

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj katër të akuzuarve për veprat penale “Dhënie ryshfeti”, ‘Mashtrim me subvencione’, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhënie ryshfeti” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim me subvencione’, sipas aktakuzës së Prokurorit special Rafet Halimaj, e të cilët kishin pranuar fajësinë për veprat penale që akuzohen.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halit Avdijaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 dhjetor 2021 deri më 3 maj 2022.

I akuzuari tjetër, Bejtush Gashi për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti”, i shqiptohet dënim, burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro, të cilin dënim do ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë.

Ndërsa i akuzuari Arbër Avdijaj, i cili akuzohet për disa vepra penale, ndër to, për veprën penale të kryer në vazhdim “Dhënie ryshfeti“, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, ndërsa për veprën penale të kryer në vazhdim “Mashtrim me subvencione“, dënohet me burgim në kohëzgjatje 6 muaj.  Të njëjtit  i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Me dënim me burgim prej 6 muaj dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro me aktgjykimin e shpallur, iu shqiptua të akuzuarit Sadush Kabashi për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Po ashtu të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me pëlqimin e tij dënimi i shqiptuar me burgim mund t’i zëvendësohet dënim me gjobë.

Gjykata me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori parasysh se të akuzuarit ishin bashkëpunues, të sinqertë dhe korrekt me gjykatën dhe bazuar në rrethanat lehtësuese dhe rënduese, si dhe në kërkesën e prokurorit që të akuzuarit Arbër Avdijaj ti shqiptoj dënim edhe nën kufijt ligjor./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti dhe Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter