|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështoi të mbahet seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Drenas

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dështoi të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Fitim Veliqi, i cili po akuzohet për keqpërdorimi të detyrës,

Në këtë seancë prezent ishin i akuzuari Veliqi, me mbrojtësen e tij, avokate Zahide Gjonaj, ku gjatë kësaj seance ishte paraparë që të dëgjohet dëshmitari H.Ll

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ngadhnjim Arrni, ka thënë se përmes e-mailit është njoftuar nga prokurorja Arbresha Shala se është në takim zyrtar dhe nuk mund të marr pjesë në këtë seancë, ashtu që e njëjta kërkoi që seanca e sotme të shtyhet.

Meqenëse nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 17 janar 2024.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 30 dhjetor 2020, Veliqi po akuzohet se në vazhdimësi nga 23 shtatori 2015 dhe 30 korriku 2016, në cilësinë inspektorit të ndërtimit nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtim Nr.04/l-175 dhe Ligjin për Ndërtim Nr.04./L-110, me Udhëzimet Administrative MMPH nr. 18/2013, duke mos ndërmarrë veprime administrative juridike për objektet përgjatë brezit të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Veliqi nuk ka bërë rrënimin e objektit “Viva Fresh” të pronarit Shaip Bujupi, objektin “Ana Princes” me pronar Faik Kastrati, objektin “Hajdini Palace” me pronar Xhelil Leku, objektin “Aktiv” me pronar Florim Shala. Nga mos rrënimi i këtyre objekteve pa leje, thuhet se kanë përfituar personat e lartcekur, ndërsa Komunës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 34 mijë e 176 euro.

Me këtë, Veliqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitorues Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter