|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Pranon fajësinë i akuzuari për Dhënie ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurit Sadedin Sharku, i akuzuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Në këtë seancë, i akuzuari Sadedin Sharku ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Mbrojtësi i të pandehurit Sharku, avokat Ahmet Tahiraj i propozoi gjykatës që t’a aprovoj pranimin e fajësisë, si dhe i njëjti, i propozoi gjykatës që të mbrojturit të tij, t’i shqiptoj një dënim të kushtëzuar.

Tutje, prokurorja Merita Lumezi deklaroi se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit si dhe shtoi që pranimi i fajësisë të merret si rrethanë lehtësuese gjatë matjes së dënimit.

Në koherencë të kësaj, gjyqtari Ngadhnjim Arrni aprovoi pranimin e fajësisë, kurse shpallja e vendimit është caktuar me datën 7 dhjetor, 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Sadedin Sharku, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë, për vete i ofron dhuratë të paarsyeshme personave zyrtar, në mënyrë që ata persona të veprojnë në kundërshtim me detyrën zyrtare.

Sipas këtyre veprimeve, i akuzuari  Sadedin Sharku akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 422, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter