|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është dhënë fjala përfundimtare ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është dhënë fjala përfundimtare ku të akuzuar janë Remzi Mazreku, Januz Krasniqi, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi, Islam Vranezi, Qlirim Karaqica të akuzuar për korrupsion.

Në fillim të seancës gjyqësore janë pyetur palët se a kanë ndonjë propozim sa i përket provave të gjitha palët janë deklalruar se nuk kanë, përveç mbrojtësi të të akuzuarit Remzi Mazreku, av. Bekim Kafexholli i cili gjykatës i ka dorzuar dëshmi pagese të përpiluar mes firmës ‘’NT Flamuri’’ dhe ‘’NN Ardi’’ të datës 28.11.2018 dhe 30.11.2018, ku gjykata në mënyrë të drejtëpërdrejtë i dorëzon prokurores së shtetit.

Prokurorja e shtetit lidhur me provat e dorëzuara bën vërejtje pasi që këto prova janë dorëzuar në momentin e dhënies së fjalës përfundimtare si dhe e njejta nuk ka të bashkangjitur transaksion bankar.

Pas këshilimin me trupin gjykues, gjyqtari Drilon Haraçia mori aktvendim me të cilin ka  miratuar propozimin e mbrojtësi të të akuzuarit të parë, që të administrohet si provë dëshmi-pagesa në mes të firmës ‘’NT Flamuri’’ dhe ‘’NN Ardi’’.

Meqenëse nuk kishte propozime të tjera është vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare.

Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj  ndër të tjera ka thënë se,provat e administruara siç janë të renditura në aktakuzë, dëgjimi i dëshmitarëve si dhe deklarimi i të pandehurëve, e njëjta ka kërkuar nga gjykata që mos ju falet besimi deklarimeve të tyre, pasi që veprimet e tyre duke pas parasysh që punët nuk i kanë kryer, dhe se veprimet e tyre kanë elementet e veprave panale. Dhe në fund, i ka propozuar gjykatës që t’iu shqiptoj edhe dënimin plotësues dhe të bëjë vlerësimin e rrethanave lehtëseuse dhe rënduese, pasi që prokuroria nuk ka gjetur asnjë rrethanë lehtësuese.

Pastaj me fjalën e tij përfundimtare ka vazhduar mbrojtësi i të akuzuarit Remzi Mazreku, av. Bekim Kafexholli, ndër të tjera ka thënë se, prokuroria ka dështuar që nga faza e rrjedhjes së procedurës së hetimeve pasi që sipasj tij janë shkelur të gjitha parimet të KPRK-së. Pastaj, ka shtuar se, nuk është përmbushur asnjë element i veprës penale siç janë dashja dhe vetdija për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij Remzi Mazreku dhe se me veprimet e të njëjtit nuk ka ra ndesh me ligjin, dhe në fund gjykatës i ka kërkuar që në bazë të nenit 363 të KPRK-së, gjykata të marr aktgjykim lirues.

Më pas ka vazhduar mbrojtësja e të akuzuarit Jakup Shurdhaj, av. Bahrije Xhyliqi, ku ka shtuar se,mungon elementi subjektiv, sepse ka munguar qëllimi i kryerjes së veprës penale. Prokuroria nuk ka paraqitur prova shfajësuese si për të mbrojturin e saj ashtu edhe për të akuzuarit e tjerë. Ka për obligim në përkushtim maksimal të përkujdeset edhe për faktet që shkojnë në favor të të akuzuarit. Në fund ka kërkuar që Jakup Shurdhaj të lirohet nga akuza dhe se ky vendim i gjykatës do të ishte i drejtë dhe i ligjshëm.

Me pas ka vazhduar mbrojtësi i të akuzuarit Besnik Krasniqi, av. Daut Krasniqi ka shtuar se,nuk është vërtetuar me asnjë provë apo fakt konkret se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.Besnik Krasniqinuk ka bërë asnjë veprim pasi që i njëjti ka qenë i punësuar si praktikant me kontratë mbi vepër në periudhë prej 6 muajsh. Në fund ka kërkuar që merret parashysh që i mbrojturi i tij nuk ka qenë i denuar asnjëherë si dhe gjatë punës së tij nuk ka pasur ndonjë ankesë, dhe i njëjti të shpallet i pafajshëm.

Fjalën e tij përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Islam Vranezi, av. Emrush Kastrati i cili ka shtuar se, sot mbrojtja së paku ka prit nuk Prokurorja e çështjes  që lidhur me gjendjen faktike ta bëjë edhe plotësimin e aktakuzës sa i përket vlerës së pretenduar të dëmit të shkaktuar e që në fakt sipas mbrojtes do të ishte desh që pas shumës 9870, 15€ në pajtim me ekspertizën e ekspertit XH.J dënim në lartësi prej 468,17€, siç ka gjetur eksperti që kjo lartësi e vlerës nuk është realizuar sipas projektit,  si dhe në fund ka kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, apo në rast të dënimit të ketë dënim të kushtëzuar si dhe dënimi me gjobë, këtë alternativ e ka dhënë duke pas parasysh si alternativë më të mirë në këtë çështje penale.

Si dhe në fund mbrojtësi i të akuzuarit Çlirim Karaqica, av. Avdullah Hoti, ndër të tjera ka thënë se, nuk është treguar me një provë ose një fakt, që i mbrojturi i tij  në ndonjë rrethanë ka tejkaluar kompetencat e tij të shkruara në kontratë dhe sipas detyrave të tij, dhe në fund ka kërkuar nga gjykata që të analizojë provat veç e veç që Qlrimi nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe të shpallet aktgjykim lirues.

Gjithashtu edhe i akuzuari Çlirim Karaqica, ka shtuar se, nuk ka marr pjesë në ndonjë procedurë të tenderimit komisioneve, pranimit teknik, punimeve etj.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 07.12.2023.   

Sipas aktakuzës së ngritur me datë 17.12.2019, i akuzuari Remzi, në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik N.T ‘’Flamuri’’ me dashje ka shkelur logjin e afarizmit, në atë mënyrë që pasi nga autoriteti kontraktues K. Malishevë ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit,  nuk i mpërmbush kushtet dhe kriteret e kërkuara sipas kontratës,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike’’ nga neni 285 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e dytë të kesaj akuze të akuzuarit Januz, Jakup dhe Besnik njëri në cilësinë e kryetarit dhe dy të tjerët në cilësinë e antarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin rrjetin e kanalizimeve, të caktuar sipas vendimit të kryetarit të komunës së Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 05-578 të datës 16.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,

Me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje në dispozitivin e tretë, i akuzuari Islam Vranezi, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit në komunën e Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 051559 të datës 09.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 të KPRK-së.

Dhe në dispoztivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Qlirim Karaqica, në cilësinë e zyrtarit në drejtorinë e Urbanizmit në komunën e Malishevës ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që, edhe pse ishte i obliguar që para se të bëjë paramasën dhe parallogarin të del në terren të shikoj se ku do të kryhen punimet, i bën parallogarin dhe paramasën për shpuarje horizontale të rrugës, dhe me ç’rast Autoritetit kontraktues të komunës së Malishevës i ka shkaktuar dëm material rreth 3500€,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 422 par.1, pika 2.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter