|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-zyrtares së BE-së për Keqpërdorim të autoritet apo pozitës zyrtare

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special u mbajt seanca ndaj të akuzuarës Albina Nura e cila akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale: Keqpërdorim të autoritetit apo pozitës zyrtare dhe për Konflikt të interesit.

Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli konstatoi se të pranishëm në sallë ishin prokurori Naim Abazi, e akuzuara Albina Nura me mbrojtësin e saj dhe përfaqësuesi ligjor i të dëmtuarës Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Në këtë seancë u paraqiten propozime për prova, nga ana e përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokat Leotrim Syla, duke konsideruar që përmes këtyre do të vërtetohet gjendja e plotë faktike.

Të njëjtin propozim e kundërshtoi mbrojtësi i të pandehurës, avokat Kujtim Kërveshi duke i kërkuar gjykatës që të njëjtin ta refuzoj për shkak se nuk mund të i ndihmojë kësaj çështje.

Në koherencë të kësaj, trupi gjykues refuzoi propozimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, duke vlerësuar se këto prova nuk janë relevante.

Seanca vazhdoi me marrje në pyetje të të pandehurës, nga ana e mbrojtësit të saj avokat Kujtim Kërveshi.

Gjate deklarimit e pandehura Nura, filloi me elaborimin e funksionimit të sistemit të BE-së,  respektivisht rregullave që përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e autoriteteve kontraktuese.

Tutje e njëjta theksoi se vet sistemi i BE-se edhe po të dëshiroja, nuk do më kishte lejuar të bëjë aprovimin ose çfarëdo çeshtje jo ligjore ne BE, duke shtuar se kontratat, rregullat financiare, praktikat, te gjitha e deshmojne qe unë nuk kam pas autoritet të bëjë veprime për të cilat po akuzohem.

Në këto rrethana, seanca mbetet të vazhdoj me datën 15 dhjetor.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale thuhet se Albina Nura i ka tejkaluar kompetencat e saj si zyrtare vendore për reforma të administratës publike në zyrën e BE-së në Kosovë duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 500 mijë euro, ashtu që duke përfituar materialisht për vete gjatë implementimit të tenderit Mbështetje për Politikat dhe Planifikim Strategjik të Kosovës.

Ajo akuzohet se ka përgatitur dokumentet në mënyrë të kundërligjshme ashtu që duke ia rrit vlerën tenderit nga shuma rreth 2 milionë euro në 2 milionë e 500 mijë euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter