|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për Konflikt interesi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Remzi Selimi, i akuzuar për Konflikt interesi.

Prokuroria Themelore me të akuzuarin kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me datë 28 dhjetor 2023 dhe në këtë rrjedhë mbrojtësi i të akuzuarit Remzi Selimi, avokati Skënder Musa, kërkoj nga gjyqtari i rastit që marrëveshjen ta aprovoj dhe gjatë përcaktimit të dënimit të shqiptohet dënimi minimal, si dënimin kryesor, ashtu edhe dënimin me gjobë.

Ndërsa prokurorja Arbëresha Shala deklaroi se mbetet në tërësi pranë marrëveshjes për të pandehurin Selimi për veprën penale të cilën i vihet në barrë dhe për sanksionin penal të propozuar në marrëveshje.

Tutje, gjyqtari Gëzim Ademi theksoi se janë plotësuar kushtet ligjore në lidhje me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të cilën edhe e aprovoi.

Lidhur me mendimin për përcaktimin e dënimit ndaj të akuzuarit Selimi, prokurorja Shala deklaroi se prokuroria ka shikuar me kujdes të gjitha dëshmitë e provat personale dhe materiale, duke u bazuar në faktin se i akuzuari është person zyrtar, faktin që ka marrë pjesë në një proces të vendimmarrjes në të cilën ka marrë pjesë miku i tij dhe njëkohësisht se i akuzuari është penduar dhe konkursi është anuluar, andaj duke marrë parasysh gjitha këto rrethana prokuroria ka dhënë propozimin për një sanksion penal që është dhënë në marrëveshje.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast do të bëhet me datë 22 janar 2024, nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, R.S akuzohet se me datë 5 nëntor 2023, në cilësinë e personit zyrtar me dashje ka marrë pjesë në një cështje zyrtare, duke e ditur se miku i tij/vëlla i bashkëshortes së tij B.B ka interes financiar pasi që me themelimin e marrëdhënies së punës do të realizon përfitime financiare, në atë mënyrë që si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në pozitën e inxhinierit të makinerisë/instruktor i trajnimeve të saldimit në kuadër të Qendrës së Trajnimeve, pasi që është caktuar me vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, nr. 8044-1, të datës 8 nëntor 2021, në cilësi të kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën Teknik i Makinerisë, në Korporatën Energjetike të Kosovës, në konkursin me nr.8020, të publikuar me datë 5 nëntor 2021, ka marrë pjesë në testin me shkrim dhe testin me gojë/intervistimin e kandidatit B.B, ashtu që të B.B e ka rekomanduar që të zgjidhet në pozitën Teknik i Makinerisë, në vendimin me nr.1796/1, të datës 8 shkurt 2022, që ishte në numrin rendor 3.

Me këtë, R.S akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Konflikt i interesit’,  sanksionuar sipas nenit 417, par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter