|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca në rastin e ish-noterit të akuzuar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e ish-noterit Sinan Visoka i cili akuzohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të pandehurit Sejdi Bajogu, Muhamet Dragozhuba dhe Jonuz Zhinipotoku akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe po ashtu Sejdi Bajogu dhe Muhamet Dragozhuba akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale “Mashtrimi”.

Seanca e sotme dështoi të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarit Sejdi Bajogu, ku mbrojtësi i tij, avokati Murat Demolli deklaroi se i mbrojturi i tij e ka ngatërruar datën e seancës.

Poashtu në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm edhe i akuzuari Jonuz Zhinipotoku, për shkaqe shëndetësore.  

Seanca e radhës e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet me datë 31 maj 2024, nga ora 13:15.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar me 29 dhjetor të 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Sinan Visoka akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të pandehurit Sejdi Bajogu, Muhamet Dragozhuba dhe Jonuz Zhinipotoku akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe po ashtu Sejdi Bajogu dhe Muhamet Dragozhuba akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuza thotë se, pandehuri Sinan Visoka, në cilësi të personit zyrtar-noter në Komunën e Podujevës, duke mos e përmbushur detyrën zyrtare, i njëjti më 27 korrik 2020, përpilon aktin noterial mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara si: Draft certifikatën e pronës të V.Ç pa numër të protokollit e cila ka qenë e vulosur ashtu që, e ka ditur se draft certifikata nuk vuloset, nuk nënshkruhet nga personi zyrtar, po ashtu si bazë e ka marr edhe kopjen e planit të fotokopjuar, ku noteri është dashur të refuzoj punën, mirëpo i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Noterinë të cilat veprime kanë pasur për qëllim dëmtimin e personit të tretë, në këtë rast të dëmtuarës V.Ç.

Tutje thuhet se, me këtë autorizim të datës 27 korrik 2020, me të cilën kinse V.Ç e autorizon të pandehurin Sejdi Bajogu për shitjen e disa parcelave të cilat gjinden në fshatin Hajvali në Prishtinë, këtë veprim i pandehuri Sinan Visoka e ka kryer duke e ditur se dokumentet nuk janë në origjinal, ka nxjerr akt noterial-autorizim, me çka është dëmtuar pronarja e parcelave V.Ç.

Pasi që sipas akuzës, me 14 gusht 2020, i pandehuri tjetër Sejdi Bajogu duke e përdor aktin noterial të lartcekur lidh kontratë të shitblerjes me personin A.V duke e shitur njërën parcelë në vlerë prej 60 mijë euro  ndërsa, me datën 21 shtator 2020, me Aktvendim nga Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës parcela kalon në emrin e blerësit A.V me çka me veprimin e të pandehurit i është shkaktuar dëm të dëmtuarës V.Ç.

Me këto veprime Sinan Visoka po akuzohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 1 i KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter