|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca në afat të pacaktuar tek rasti ‘’Brezovica’’, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar do të mbahej seanca gjyqësore ndaj 12 të akuzuarve në rastin ‘’Brezovica’’ mirëpo e njëjta seancë është shtyer në një kohë të pacaktuar.

‘’Drejtësia Sot’’ ka siguruar informacione se përveç seancës së sotme që është shtyer për afat të pacaktuar, gjithashtu janë anuluar edhe seancat e palnifikuara për datat 15, 16, 21, 22, 23 maj 2024.

Në fillim të shqyrtimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Nushe Kukaj-Mekaj ka njoftuar palët se në këtë shqyrtim gjyqësor mbrojtësi i të akuzuarit Arben Çitaku, av. Besnik Berisha është edhe mbrojtës i një familjari të saj.

Ku për këtë prokurori i çështjes Rasim Maloku tha se do të parashtrojë kërkesë për përjashtim të trupit gjykues nga rrethanat të cilat i ka paraqitur vet kryetarja e trupit gjykues, gjithashtu prokurori kishte parashtruar edhe një kërkesë për përjashtimin e mbrojtësit të të akuzuarit Dimitrije Recicevic, av. Tahir Ndrecaj, pasi që i njëjti është mbrojtës edhe i një të akuzuari tjetër në rastin e njëjtë.

Kështu që meqenëse janë parashtruar këto kërkesa nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, gjykata mori aktvendim për shtyerje të seancës.

Kujtojmë që sipas aktakuzës janë të akuzuar 12 persona për vepra të ndryshme penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter