|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ka dhënë mbrojtjen e tij noteri i akuzuar për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda,mbrojtjen e tij e ka dhënë noteri Bashkim Stavileci i cili po akuzohet për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në mbrojtjen e tij i akuzuari Bashkim Stavileci ndër të tjera ka thënë se, familjen Dujevic e njeh në bazë të dokumentacionit të sjell në zyrën e tij nga M.K i autorizuar për zhvillimin e procedurës trashëgimore e pastaj edhe përpilimin e kontratës për shitblerjen e patundëshmërisë, dokumentacionet të cilat i ka sjell kanë qenë të gjitha dokumentacionet e nevojshme për zhvillimin e procedurës trashëgimore. Tutje ka shtuar se, autorizimet kanë qenë të nënshkruara nga palët, ndërsa letërnjoftimet e tyre kanë qenë të vërtetuara me klauzolë nga noterja në shtetin e Serbisë Nina Stiglicnë të gjitha kanë pas formën e duhur ligjore dhe shihet se janë përpiluar nga noter profesional, nuk kanë lënë hapsirë për asnjë dyshim se ato mund të jen të falsifikuara.

Gjithashtu gjatë mbrojtjes së tij ka sqaruar se autorizimi është lëshuar nga M.D me datë 29.06.2020 dhe ky fare nuk është kontestues mirëpo në aktakuzë po ngarkohet se ky autorizim mungon në shkresat e lëndës dhe e se e ka përpiluar kontratën pa autorizimin e cekur, çka edhe nuk është e vërtet, sepse autorizimi është në dosjen e lëndës. Gjithashtu sipas tij, dosja  e kontratës ka qenë e kompletuar me të gjitha shkresat e nevojshme dhe në bazë të autorizimi bartës ku ky autorizim bazohet në autorizimin kryesor dhe është kryer transaksioni i blerjes dhe nuk ka pas kurrfar dyshimi në formën dhe përmbajtjen e dokumenteve të bashkangjitura, pasi që sipas tij kanë qenë të përpiluara nga një organ kompetent të nënshkruara dhe të vërtetuara sipas kërkesave të ligjit mbi noterin, të vulosura me vulë të rrumbullakët dhe katrore si dhe të lidhura me pej noterial.

I akuzuari Stavileci gjatë mbrojtjes së tij ka thënë se, sa i përket autorizimit bartës të tre  bashkërponarët e patundshmërisë me autorizimet e përpiluara me 29.06.2020 nga noterja Nina, e kanë autorizuar M.D që në emër të tyre të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen e kontratës së shitblerjes, në bazë të autorizimeve të cekura M.D, me datë 10.11.2020 në emër të tij personal dhe në emër të bashkërponarëve të tij e ka bartur të drejtën e shitblerjes të paluajtshmërisë tek personi M.K i cili e ka nënshkruar kontratën në emër të personave të lartcekur, pra ky autorizim bartës i përmban të gjitha të dhënat e dhënies së autorizimit, të gjitha të dhënat e tre bashkëpronarëve të patundshmërisë dhe i përmban numrat dhe datat me të cilat bashkëpronarët e kanë autorizuar M.M që në emër të tyre të kryej transaksionin e shitjes dhe ta bart pronësinë në blerës. Gjithashtu në fund ka shtuar se, nuk ka pas mundësi ta siguroj autorizimin origjinal edhe pse  është përpjekur ta kontaktoj  me noteren në Beograd ku ka kontaktuar edhe M.K por ai ia kishte dorëzuar vetëm  një kopje të këtij autorizimi dhe se është i  sigurt se këtë autorizim e ka pas në lëndë se e ka shiqur dhe e ka parë se është në harmoni me autorizimet tjera individuale dhe me autorizimin bartës, mirëpo nuk e din se si ka munguar në shkresat e lëndës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 19 shtator 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Bashkim Stavileci, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së noterit në zyrën e tij në Pejë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për personin tjetër-shitësin M.K, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Noterinë. Ai kishte mundësuar përpilimin e kontratës për shitblerjen e patundshëmrisë në mes të shitësve M.R.D, M.Z.D, M.V.D dhe M.V.T, të cilët i ka përfaqësuar M.K, në bazë të autorizimit bartës të vërtetuar nga noterja Nina Stiglicnë në Beograd, në njërën anë e në tjetrën dhe blerësit- të dëmtuarit L.B, F.H dhe S.I në anën tjetër, duke i’a shitur pronën për shumën prej 90 mijë euro.

Ku sipas aktakuzës, i akuzuari Stavileci edhe pse ka pasur për detyrë, nuk e ka konstatuar se autorizimi bartës, nuk është në emër të M.T, siç është cekur në atë, por në emër të M.D dhe bazuar në këtë fakt, M.K nuk ka pasur autorizim nga ana e M.T për shitjen e patundshmërisë e as për realizimin e trashëgimisë dhe përkundër kësaj i pandehuri Bashkim e përpilon dhe e noterizon kontratën e cekur, për shitblerjen e patundshmërisë edhe pse në rastin e noterizimit të kontratës autorizimi bartës ka qenë në emër të M.D, e jo në emër të M.T siç e kishte cekur i akuzuari në kontratën e shitblerjes dhe me këtë veprim i ka shkaktuar dëme të dëmtuarit-blerësit L.B në shumë prej 90 mijë euro.

Me këtë, thuhet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës po autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 të Kodit Penal. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter